Finalja e UECL në Tiranë, UEFA mbërrin këtë javë për vizitën e katërt inspektuese

Me afrimin e finales historike të UEFA Conference League në Tiranë më 25 maj, përgatitjet për organizimin e këtij eventi madhështor sa vijnë e intensifikohen me takime dhe inspektime në terren për të qenë gjithçka gati për të pritur ndeshjen.
Një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin të martën në Tiranë për vizitën e katërt inspektuese treditore në kuadër të organizimit të finales së Conference League, kompeticionit më të ri për klube në Evropë.
Zyrtarët e UEFA-s do të kenë takime të nivelit të lartë me drejtues institucionesh për të monitoruar dhe testuar infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelet ku do të qëndrojnë skuadrat dhe delegacionet zyrtare, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen.
Vizita nis me një inspektim në aeroportin e Rinasit me përfaqësues të TIA-s, Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit e më pas do të vijohet me takime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë në lidhje me sheshet që do të përcaktohen për t’u mbledhur tifozët, parkingjet, facilitetet që duhen krijuar, rrugët që do të bllokohen në ditën e finales, por edhe banerimin e qytetit para finales së madhe.
Në ditën e finales pritet që në Tiranë të mbërrijë një numër i madh tifozësh dhe zyrtarësh të UEFA-s apo klubeve, por edhe personalitete dhe duhet që e gjithë infrastruktura për të pritur një fluks të madh njerëzish brenda një kohe të shkurtër të jetë gati.
Një vëmendje e madhe do t’i kushtohet stadiumit “Air Albania” dhe punimeve që duhen bërë aty për ta përshtatur çdo detaj me kërkesat e UEFA-s si edhe krijimi i të gjithë kushteve për të plotësuar kriteret e transmetuesit televiziv të finales.
Gjithashtu, pjesë e këtij grupi do të jenë dhe përfaqësues të sponsorave të UECL, të cilët vijnë për të parë mundësinë për të organizuar aktivitete promovuese gjatë ditëve para finales. Në këtë vizitë do të diskutohet edhe për organizimin e vullnetarëve që do të angazhohen për këtë event madhor.
Edhe kjo vizitë, ashtu si edhe të tjerat, do të ndiqet në çdo hap nga zyrtarë të FSHF-së, të cilët janë edhe koordinuesit për çdo takim e inspektim të zyrtarëve të UEFA-s dhe që janë bashkë-organizatorë të këtij eventi me qeverinë e futbollit europian. Federata Shqiptare e Futbollit ka një peshë të madhe në organizimin e këtij eventi dhe është partneri kryesor i UEFA-s për finalen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri