EFL Cup, Chelsea 0-1 Liverpool: Goli i Van Dijk në minutën e 118-të dhe çka gjithçka tjetër nga kjo ndeshje

- 25/02/2024 21:21-“Shumë të rinj në skuadër, krenar me ekipin” – heroi i Liverpoolit iu jep merita të gjithëve për trofeun
- 25/02/2024 19:26-Chelsea vendos rekord në Wembley, por të padëshirueshëm
- 25/02/2024 19:25-Notat e lojtarëve: Chelsea 0-1 Liverpool, më i vlerësuari Kelleher, dështoi Sterling
- 25/02/2024 18:44-Mbyllet ndeshja
- 25/02/2024 18:39-GOOOOL
- 25/02/2024 18:23-Mbyllen 15 minutat e para, ende pa gola
- 25/02/2024 18:00-Mbyllet koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime
- 25/02/2024 17:56
- 25/02/2024 17:53
- 25/02/2024 17:26
- 25/02/2024 17:10-Nis pjesa e dytë
- 25/02/2024 16:52-Mbyllet pjesa e parë
- 25/02/2024 16:41
- 25/02/2024 16:34
- 25/02/2024 16:22
- 25/02/2024 16:00-Fillon ndeshja
- 25/02/2024 15:13-Formacionet zyrtare, Chelsea – Liverpool: Klopp me mungesa të theksuara
- 25/02/2024 14:42-Klopp nuk e konsideron Liverpoolin si favorit ndaj Chelseat, thotë se londinezët janë përmirësuar dukshëm
- 25/02/2024 14:09-Formacioni më i mirë i kombinuar mes Chelsea dhe Liverpool
- 25/02/2024 10:54-Bonusi qesharak që do të marrin lojtarët e Chelseat në rast se mposhtin Liverpoolin në finale të ‘EFL Cup’
- 25/02/2024 10:49-Pochettino: Shpresoj që gjyqtarët të mos përfshihen në emocionet e lamtumirës së Jurgen Klopp
- 25/02/2024 10:48-Pochettino thotë se ndjehet i relaksuar para finales me Liverpoolin
- 24/02/2024 23:39-Formacionet e mundshme, Chelsea - Liverpool
- 24/02/2024 23:36-Mungesat e skuadrave para finales
- 24/02/2024 23:29-Katër përballjet e fundit mes Chelseat dhe Liverpoolit
Finalja e EFL Cup, që njihet si Carabao Cup, do të luhet mes Chelseat dhe Liverpoolit dhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të dielën.
Blutë kaluan bindshëm Middlesbrough në gjysmëfinale, ndërsa Reds ishin më të mirë se Fulham.
Maurizio Pochettino dhe Jurgen Klopp do të mundohen të fitojnë trofeun e parë sezonal.
Për Chelsean është i rëndësishëm më shumë, pasi nuk është në garat evropiane, ndërsa është jashtë luftës për titull në Ligën Premier, ndërsa Liverpooli mbetet në garë për të gjithë trofeut ku merr pjesë.
25/02/2024 21:21-“Shumë të rinj në skuadër, krenar me ekipin” – heroi i Liverpoolit iu jep merita të gjithëve për trofeun
Virgil van Dijk ishte krenar me ekipin e Liverpoolit, ndërsa vet shënoi golin vendimtar në kohën shtesë për t’i siguruar një fitore me rezultat 1-0 ndaj Chelsea në finalen e Carabao Cup.
Kur u pyet për fitoren pas ndeshjes, ai meritat ia dha skuadrës, që kishte shumë të rinj sot.
“Kaq shumë. Të gjithë djemtë e rinj në fushë, nëse shihni kohën shtesë, është e pabesueshme. Jam shumë krenar për ekipin”.
25/02/2024 19:26-Chelsea vendos rekord në Wembley, por të padëshirueshëm
Chelsea e ka humbur finalen e Carabao Cup nga Liverpooli me rezultat 1-0.
25/02/2024 19:25-Notat e lojtarëve: Chelsea 0-1 Liverpool, më i vlerësuari Kelleher, dështoi Sterling
Liverpooli e fitoi Carabao Cup, duke mposhtur Chelsean me rezultat 1-0, por vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.
25/02/2024 18:44-Mbyllet ndeshja
Liverpool fiton fal një goli të Virgil Van Dijk në minutën e 118-të.
25/02/2024 18:39-GOOOOL
118' Van Dijk kërcen lartë dhe me një goditje me kokë shënon për 1-0.
https://twitter.com/xopCR7/status/1761808026934128692
25/02/2024 18:23-Mbyllen 15 minutat e para, ende pa gola
Cole Palmer dhe Harvey Eliot rrezikuan në këtë 15 minutësh të parë të vazhdimeve.
25/02/2024 18:00-Mbyllet koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime
Pas një loje interesante, ku kishte raste, shtylla dhe gola të anuluar, Chelsea dhe Liverpooli nuk arritën të shënonin në 90 minuta.
25/02/2024 17:56
90+2' Chelsea lëshon rast të mirë për të fituar. Cole Palmer fillimisht, pastaj nga topi i kthyer Christopher Nkunku, gjuajtën drejt portë, por pa arritur të shënojnë.
25/02/2024 17:53
90' Rezultati baras, janë edhe gjashtë minuta shtesë.
25/02/2024 17:26
62' Virgil van Dijk shënoi bukur me kokë, pas harkimit të Andreë Robertson. Goli u rishikua në VAR dhe u anulua për pozitë jashtë loje.
25/02/2024 17:10-Nis pjesa e dytë
25/02/2024 16:52-Mbyllet pjesa e parë
25/02/2024 16:41
40’ Liverpooli godet shtyllën, pas një aksioni të gjatë, ku me kokë Cody Gakpo nuk ishte plotësisht i saktë.
25/02/2024 16:34
32' Kundërsulm i mirë i Chelseat. Jackson pason te Sterling, i cili shënon nga afër për 1-0. Goli u shikua në VAR dhe u anulua për pozitë jashtë loje.
25/02/2024 16:22
20' Chelsea lëshoi super rast, kur të tre sulmuesit, Sterling, Palmer dhe Jackson nuk shënuan nga rastet ideale.
https://twitter.com/TransferSector/status/1761773601752293457
25/02/2024 16:00-Fillon ndeshja
25/02/2024 15:13-Formacionet zyrtare, Chelsea – Liverpool: Klopp me mungesa të theksuara
Chelsea dhe Liverpool do të përballen sot (e diel) me fillim nga ora 16:00 në kuadër të finales së Carabao Cup.
Tek Liverpooli vërehen disa mungesa të theksuara të lojtarëve si Mohamed Salah, Dominik Szoboszlai, Alisson dhe Darwin Nunez.
Në anën tjetër tek Chelsea, Pochettino është futur me formacionin më të mirë të mundshëm, duke ia besuar sulmin treshes Palmer, Jackson dhe Sterling.
25/02/2024 14:42-Klopp nuk e konsideron Liverpoolin si favorit ndaj Chelseat, thotë se londinezët janë përmirësuar dukshëm
Përkundër dominimit momental të Liverpoolit në Ligën Premier, me një epërsi prej katër pikësh ndaj Manchester Cityt, Klopp ka qëndruar i kujdessëhm në raport me rrezikun që i kanoset ekipit të tij nga Chelsea.
Në finalen e 2022, Liverpooli siguroi fitoren ndaj Chelseat pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë.
25/02/2024 14:09-Formacioni më i mirë i kombinuar mes Chelsea dhe Liverpool
Liverpooli dominon me nëntë lojtarë në formacionin më të mirë të kombinuar mes dy ekipeve, ndërsa Chelsea përfaqësohet me vetëm dy lojtarë, Enzo Fernandez dhe Cole Palmer.
25/02/2024 10:54-Bonusi qesharak që do të marrin lojtarët e Chelseat në rast se mposhtin Liverpoolin në finale të ‘EFL Cup’
Chelsea ka mundësinë që të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e Mauricio Pochettinos kur ata do të përballen sot (e diel) ndaj Liverpoolit në 'Wembley', por shpërblimet financiare do të ishin jashtëzakonisht të vogla.
Lojtarët e Chelseat do të ndajnë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete në rast se dalin fitues të ‘Carabao Cup’, shumë kjo jashtëzakonisht e vogël në krahasim me atë që fituan lojtarët e Manchester United sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, Daily Mail ka raportuar se çdo shpërblim do të jetë kryesisht simbolik, pasi bonuset financiare në dispozicion për lojtarët e Chelseat nëse fitojnë janë të pakta, në krahasim me pagat e tyre të larta.
25/02/2024 10:49-Pochettino: Shpresoj që gjyqtarët të mos përfshihen në emocionet e lamtumirës së Jurgen Klopp
Mauricio Pochettino i ka kërkuar gjyqtarit Chris Kavanagh dhe ndihmësve të tij që të mos ‘rrëmbehen’ nga emocionet e lamtumirës së Jurgen Klopp dhe të jenë ‘të drejtë’ me ekipin e tij.
Chelsea do të përballet sot (e diel) me Liverpoolin në finale të Carabao Cup, finale kjo e cila do të jetë e fundit në 'Wembley' për Kloppin si trajner, para se të largohet në fund të sezonit.
Chelsea ishin kundërshtari i parë në Ligën Premier për Liverpoolin pasi Kloppi njoftoi për vendimin e tij për largim në fund të sezonit.
25/02/2024 10:48-Pochettino thotë se ndjehet i relaksuar para finales me Liverpoolin
Mauricio Pochettino është duke u përgatitur për ndeshjen finale të Carabao Cup kundër Liverpool në Wembley të dielën në mesditë.
Në një konferencë për shtyp para ndeshjes, ai ndau njohuri për qasjen e tij për finalet e mëdha.
Pochettino theksoi rëndësinë e mbajtjes së gjërave të relaksuara, duke marrë nga përvoja e tij e pasur në stërvitje.
24/02/2024 23:39-Formacionet e mundshme, Chelsea - Liverpool
Maurizio Pochettino pritet të rreshtohet me formacionin 4-2-3-1, ndërsa Jurgen Klopp pritet të luajë 4-3-3.
Raheem Sterling, Nicolas Jackson dhe Cole Palmer pritet të luajnë në sulm te Chelsea, ndërsa Mohamed Salah, Darwin Nunez dhe Luis Diaz te Liverpool.
24/02/2024 23:36-Mungesat e skuadrave para finales
Chelsea dhe Liverpooli do të kenë mungesa të shumta në këtë finale, por që do të ketë edhe shumë yje të tjerë në fushë.
Blutë e Londrës do të jenë pa emra si Wesley Fofana, Reece James, Benoit Badiashile, Romeo Lavia, Marc Cucurella dhe Lesley Ogochukwu.
Ndërsa te Reds lista është më e gjatë, pasi mungojnë Joel Matip, Alisson Becker, Trent Alexander Arnold, Thiago Alcantara, Curtis Jones dhe Stefan Bajetic.
Darëin Nunez, Mohamed Salah dhe Dominik Szoboszlai janë në dyshim, por me gjasë do të jenë pjesë e ekipit.
24/02/2024 23:29-Katër përballjet e fundit mes Chelseat dhe Liverpoolit
Chelsea dhe Liverpooli janë takuar një herë në këtë vit, ndërsa tri herë vitin e shkuar.
Në përballjen e fundit të zhvilluar më 31 janar, Liverpooli fitoi 4-1 duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund.
Në tri përballjet e fundit, Chelsea dhe Liverpool i ndan baras, dy herë 0-0 dhe një herë 1-1.

















































