Një vajzë ka filmuar veten duke mbytur një mace, të cilën e kishte futur në rrobalarëse dhe më pas kishte publikuar videon në mediat sociale, por ky veprim tani mund t’i kushtoj me burgim.
Videoja e filmuar nga një vajzë e paemëruar spanjolle nga Jaen, kishte shpërndarë pamjet në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave spanjolle, 23-vjeçarja kishte bërë një veprim edhe më të keq, pasi në “larjen” e parë macja kishte mbijetuar, dhe kështu kishte vendosur që për herë të dytë ta fus “për pastrim” që ishte fatale për macen.
Në video macja e gjorë shihet brenda rrobalarëses duke lëshuar zëra, derisa autorja e veprimit monstruoz thotë: “Çfarë ka ndodhur? Qëndro aty!”.
Ajo madje nuk ngopet me këtë veprim, dhe fillon të qesh derisa macja po luftonte për jetë. Ndërkaq, arsyeja që e kishte shtyrë këtë vajzë të veproj kështu, kinse macja e ngordhur ishte munduar ta sulmoj seksualisht macen e saj.
Pas publikimit të pamjeve, të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin kanë organizuar një peticion për mbledhjen e 300 mijë nënshkrimeve, me të cilët kërkojnë nga autoritetet ndëshkimin e vajzës që mbyt macen në mënyrën më mizore. /Telegrafi/