Filmohet momenti i rrallë kur balenat sulmojnë delfinin, disa ditë më vonë janë gjetur eshtrat e tij në breg (Foto/Video, +16)

21:"© Caters News Agency
Pamje të rralla janë filmuar në brigjet e Afrikës, ku shihen dy balena sulmojnë një delfin, të cilin e copëtojnë.
Sulmi rrëqethës është filmuar nga një grup shkencëtarësh, që kapën momentin kur delfini del nga uji dhe përfundon drejt e në gojën e balenave, transmeton Telegrafi.
Disa ditë më vonë, valët e detit i kanë nxjerr në breg eshtrat e delfinit të copëtuar nga balenat.
Dr. Simon ElWen ka deklaruar se sulme të tilla nuk janë të pazakonta, por gjatë karrierës së tij 20-vjeçare si hulumtues nuk ka pasur rastin të shoh një sulm të tillë kaq brutal.
Eshtrat e delfinit janë nxjerr në rërë në një plazh afër Pelican Point në Namibi, ndërsa autoritetet i kanë kontaktuar biologët e marinës për të identifikuar këtë krijesë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































