Filmi i fundit i Anne Heche , “Girl In Room 13”, pritet të shfaqet në shtator, disa javë pas vdekjes së aktores amerikane.
Aktorja, e njohur më së shumti për interpretimin në filma si “Six Days Seven Nights” dhe “Donnie Brasco “, vdiq të premten më 12 gusht pas një aksidenti të tmersshëm.
Lifetime ka konfirmuar se do të vazhdojë ta lansojë filmin në shtator siç ishte planifikuar fillimisht.
Regjisorja, Elisabeth Rohm e vlerësoi performancën e fundit të Heches si ‘fenomenale’ teksa ajo trajton rolin e ashpër të një nëne që vajza e saj rrëmbehet në trafikun e qenieve njerëzore.
Elisabeth filloi: “Ne jemi të gjithë kaq të përkushtuar ndaj kauzës, ndalimit të dhunës ndaj grave… të gjithë ne, veçanërisht Larissa [Dias] që luajti këtë viktimë, jemi të përkushtuar ndaj kësaj kauze”.
Regjisorja shtoi se kasti kishte folur për rëndësinë e qëndrimit kundër abuzimit, përpara se të lavdëronte Hechen për përkushtimin e saj ndaj rolit, pasi ajo mbeti në koma.
“Edhe pse [Heche] mungon thellësisht, tani, do të them se filmi ka përfunduar dhe ajo bëri një performancë fenomenale”, vazhdoi ajo.
Para se të vdiste, për Anne tanimë thuhej se i kishte vdekur truri dhe se vështirë do të mbijetonte.
Ajo pësoi një aksident të rëndë me makinë ndërkohë që u fut në një shtëpi, e madje thuhej se ishte nën ndikim të substancave narkotike. /Telegrafi/