LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 7° partlycloudy_night

Filmi fitues i PriGlobal 2024 “No Way Home”, shfaqet falas në Kamenicë

Filmi fitues i PriGlobal 2024 “No Way Home”, shfaqet falas në Kamenicë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport njofton qytetarët se më 22 nëntor 2024, në Kamenicë do të shfaqet filmi britanik “No Way Home”, fitues i çmimit kryesor të edicionit të dytë të PriGlobal 2024.

Ky film, me regji të Yousaf Ali Khan, rrëfen një histori prekëse që do të ngjallë emocione dhe reflektime te publiku.

“No Way Home” ndjek jetën e Ryan-it, një djalë i ri që njeh vetëm një fakt për babanë e tij – që ai është pakistanez. Ryan ëndërron kthimin e babait të tij dhe shpreson se kjo do të sjellë stabilitet në jetën e tij, duke larguar të dashurin e ri të nënës, Jasonin. Kur ai takon një burrë të lënduar në një kontejner afër shtëpisë së tij, Ryan fillon të besojë se ëndrra e tij më e madhe po bëhet realitet”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, shfaqja e filmit do të mbahet në ora 18:00 dhe hyrja për publikun është e lirë.

Përmes këtij njoftimi, drejtoria fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të përjetojnë një mbrëmje të veçantë me këtë film të vlerësuar ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Botë
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori