LAJMI I FUNDIT:

Fillon pirateria në PlayStation 3

Fillon pirateria në PlayStation 3

Më në fund ka arritur edhe goditja e fundit për konzolën së papushtueshme të lojërave, pas depërtimit skandaloz të sigurisë duke shfrytëzuar gabimet e vet kompanisë Sony.

Paria e kompanisë Sony kanë mjaft arsye për t’u brengosur dhe shumë më pak për t’u qeshur. Me gjetjen e gabimit fatal në zbatimin e çelësit të kriptografisë, hakerët e grupit fail0verflow kanë arritur që ta bëjnë copë e grimë sigurinë e PlayStation 3.

Gjykuar sipas ngjarjeve të fundit, gjasat për t’u kthyer mbrapsht nuk ka, ani pse Sony tenton të sigurojë shfrytëzuesit se problemin do ta rregullojë me përditësimin e radhës së firmware, që askush ende nuk po i beson. Pasi që depërtimi i fundit i sigurisë ka ndodhur në nivelin kritik, version pirat i PlayStation 3 nuk kërkon as modifikim e konzolës së lojërave. /Telegrafi/