Në Komunën e Deçanit ka nisur ndërtimi i rrugës së Gushavcit, një projekt i shumëpritur për banorët e zonës.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku paraqitet procesi i punimeve që po zhvillohen.


punimet gushavcii Punimet/ Foto nga Bashkim Ramosaj, facebook

Ramosaj në postimin e tij, ka shprehur optimizëm për realizimin e këtij projekti që pritet të përmirësojë infrastrukturën dhe qasjen e banorëve në këtë zonë.

gushafciii Foto: Bashkim Ramosaj, facebook

"Mirëmëngjesi nga rruga e 'Gushavcit'", ka shkruar ai. /Telegrafi/