Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar.

Procedura sipas MSH-së do të jetë e njëjtë sikurse aplikimet e mëhershme që janë bërë në e-Kosova.


416113794 682198324083986 2978166073557990814 n

“Për të përzgjedhur mjekun tuaj familjar duhet të keni një profil aktiv në platformën eKosova”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

MSH-ja megjithatë thotë se projekti do të jetë vetëm në disa lagje të Prishtinës dhe në komunat Prizren, Lipjan e Istog.

418891739 682198527417299 3757930942533196631 n

“Për vëmendje: Ky pilot projekt filloi zbatimin në 4 komuna: Prishtinë (QMF5 - Ulpianë dhe QMF6 - Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog”, ka deklaruar tutje Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/