Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Prizrenit ka njoftuar amvisëritë se deri më 7 maj 2025 zhvillohet aksioni pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme.

“Ky aksion ofrohet falas dhe është një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët”, thuhet në njoftim.


Aty thuhet se qytetarët duhet të vendosin mbeturinat e mëdha para shtëpive të tyre, deri me 7 maj, për të mundësuar largimin e tyre në mënyrë të rregullt.

Për banorët e ndërtesave kolektive thuhet se ata duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të grumbullimit.

“Aksioni ka për qëllim jo vetëm pastrimin, por edhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe ruajtjes së një mjedisi të pastër”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit.

Ky shërbim ofrohet dy herë në vit dhe pa pagesë. /Telegrafi/