LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet për zgjerimin e hyrjes së Veternikut

Fillojnë punimet për zgjerimin e hyrjes së Veternikut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ministri Lekaj theksoi se ky projekt, i cili është dashur të fillojë shumë më herët, është i domosdoshëm për të përballuar fluksin e veturave që ia mësyjnë Prishtinës.

Me qëllim të evitimit sa më të shpejtë të kolonave në këtë zonë, ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që punët të përfundojnë sipas planit dinamik e në harmoni me standardet më të larta infrastrukturore.


Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale N2 dhe N 25.2, bashkë me urën që i lidhë këto rrugë nacionale me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”, ka kosto rreth 2.5 milionë euro. Ajo pritet të përfundojë për 155 ditë pune. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori