Autoritetet filipinase lëshuan një apel urgjent për banorët në zonat e ulëta dhe qytetet bregdetare që të evakuohen pasi tajfuni Man-Yi fitoi forcë në afrimin e tij drejt ishullit kryesor të vendit, Luzon.
Man-Yi, cikloni i gjashtë tropikal që goditi Filipinet në një muaj, u intensifikua me erëra maksimale të qëndrueshme që arrinin 195 km/h, sipas agjencisë shtetërore të motit PAGASA.
Kjo i shtyu autoritetet të ngrinin alarmin për stuhi në nivelin më të lartë për provincat Catanduanes dhe Camarines Sur në rajonin qendror Bicol, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Ariel Nepomuceno, kreu i Zyrës së Mbrojtjes Civile, u bëri thirrje banorëve që të respektojnë urdhrat e evakuimit pasi Man-Yi kërcënon të dërgojë shira të dendur dhe erëra të fuqishme që mund të shkaktojnë përmbytje dhe stuhi.
“Është më e rrezikshme tani për ata në zonat e prirura nga rrëshqitja e dheut, sepse toka është ngopur nga tajfunet e njëpasnjëshme”, tha Nepomuceno, duke paralajmëruar se valët e stuhisë mund të arrijnë 3 metra.
Bëhet e ditur se se tajfuni vazhdon të jetë një “situatë potencialisht katastrofike dhe kërcënuese për jetën” për rajonin Bicol.
Më shumë se 500,000 njerëz në gjashtë provincat e rajonit janë evakuuar, ka njoftuar një zyrtar i fatkeqësive, duke shtuar se numri pritet të rritet pasi autoritetet lokale mobilizojnë më shumë banorë.
Ndryshe, mesatarisht, rreth 20 stuhi tropikale godasin Filipinet çdo vit, duke sjellë shi të dendur, erëra të forta dhe rrëshqitje vdekjeprurëse dheu.
Në tetor, stuhia tropikale Trami dhe tajfuni Kong-rey shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës që vranë 162 njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi