LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Respektoni masat, spitalet dhe personeli mjekësor janë nën presion

Filipçe: Respektoni masat, spitalet dhe personeli mjekësor janë nën presion

Është me rëndësi të madhe për qytetarët që të respektojnë masat për të na ndihmuar në mbajtjen e sistemit shëndetësor të qëndrueshëm, në betejën me pandeminë COVID, apeloi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e mbrëmshme në “TV Sitel”.

Ministri tha se nëse infeksioni përhapet me këtë dinamikë, shtretërit dhe personeli mjekësor në spitale do të mungojnë shumë shpejt. Filipçe theksoi se masat aktuale do të japin gradualisht rezultate, por paparashikueshmëria e virusit mund të çojë në një rritje të mëtejshme të numrit të infektuar, që do të thotë presion i madh mbi spitalet.

“Të gjithë jemi në këtë betejë, është shumë e rëndësishme që qytetarët të na ndihmojnë duke respektuar masat. Ne nuk do të jemi në gjendje të durojmë shumë më tepër, nëse shkon me këtë dinamikë. Spitalet do të jenë të mbipopulluara dhe pastaj do të kemi tashmë një situatë në të cilën mund të mungojnë shtretërit dhe personeli. Unë sinqerisht shpresoj që masat gradualisht të japin rezultate, ndryshe nga disa javë më parë, faktori i transportueshmërisë R0 ka rënë seriozisht nga 1.5 në afër 1 dhe kjo jep një dozë optimizmi, por kjo nuk do të thotë që presioni mbi spitalet do të ulet. Virusi dhe sëmundja si formë klinike janë të paparashikueshme, ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë dhe me një rritje kaq lineare, presioni dhe problemi në spitale do të jenë të mëdha, gjë që në fakt tashmë po ndodh. U bëj thirrje që këto masa të respektohen”, tha Ministri Filipçe.


Sistemi shëndetësor menaxhohet çdo ditë, ndërsa në qendrën klinike në Shkup, të gjithë departamentet e interne dhe personeli mjekësor janë mobilizuar plotësisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori