Filipçe: Planifikojmë masa restriktive për rajonet më të prekura nga Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi i shëndetësisë po përgatitet për skenarë të rëndë me shumë pacientë gjatë vjeshtës, por, shpreson që njerëzit do të jenë të vetëdijshëm dhe do t`u përmbahen masave preventive. Në një intervistë për “MKD”, Filipçe tha se së shpejti do të promovohet plani për restrikcione shtesë në rajonet ku ka shumë pacientë me Covid-19 dhe ku rreziku është më i lartë. Sipas tij kthimi i orës policore, mbyllja e shkollave, mbyllja e objekteve gastronomike si dhe ndalimi i grumbullimeve, janë disa nga masat që mund të merren. Por, thekson se për planin restriktiv është me rëndësi edhe qasja rajonale.
Në lidhje me përgatitjet për 16 Covid qendrat modulare për punën e spitaleve në vjeshtë, Filipçe thekson se ata do të jenë pjesë e spitaleve ekzistuese, që të mund kuadri të menaxhojë më lehtë.
“Edhe klinikat por edhe spitalet kanë plan se kush nga ekspertët e tyre do të menaxhojnë me ata spitale mobile, qëllimi është që pacientët me Covid-19 tërësisht të ndahen nga të tjerët. Mendoj se është një sistem i shkëlqyer”, pohon Filipçe.
Ministri Filipçe shton se duhet të kemi kujdes me fëmijët, sepse skenari më i keq do të thotë edhe rritje të numrit të pacientëve me grip sezonal, të cilët do të mbushin repartet në të cilat tani janë shtrirë pacientë me Covid-19.
Në pyetjen për organizimin e mësimit nga shtatori, ministri mendon se propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është krejtësisht solid- deri në klasën e tretë të ketë pjesëmarrje fizike të nxënësve, kurse të tjerët të vijojnë mësimin “online”. Por, sipas tij nëse ka prindër që dëshirojnë që fëmija të vazhdojë mësimin online edhe pse i përket grupit deri në klasën e tretë, duhet të ketë opsion “online” edhe për ta.
“Propozimet tona bazohen në informata epidemiologjike, kurse MASh duhet të përgjigjet për pasojat tjera”, theksoi Filipçe.
Në kohë kur po testohen dhjetëra vaksina kundër Covid-19, ministri është optimist se një e tillë, efikase do të zbulohet deri në fillim të vitit 2021. Në lidhje me vaksinën tashmë të regjistruar në Rusi, Filipçe tha se nuk ka shumë informata por që ka ekspertë vendorë që po hulumtojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të dehur sulmuan policët – publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Akuzohet për mashtrim kompjuterik në bursa, sekuestrohen katër pasuri të paluajtshme të 42-vjeçarit në Tiranë

VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania