Filipçe: Përgatitemi për valën e re të virusit, s’ka mungesë të specialistëve

Forcimi i kapaciteteve spitalore, për testim të shpejtë, rritja e kuadrit mjekësorë janë disa nga hapat që Ministria e Shëndetësisë do t’i ndërmerr në kuadër të përgatitjeve për një valë të re të mundshme të virusit korona në vjeshtë. Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe në një deklaratë për “Alsat” thotë se vijon edhe ndërtimi i spitaleve modulare në 16 komunat e vendit.
“Fillimisht i përgatisim 16 “Covid qendra” sipas shembullit të spitalit modular afër klinikës infektive që të rritet numri i shtretërve spitalor në të gjithë spitalet në shtet. Dhe në tërësi të veçohen këto pacientë me Covid. Në të gjitha këto 16 Covid qendrat të ketë edhe diagnostikim të shpejtë. Që të dihet menjëherë pas pranimit nëse pacienti është bartës ose jo i virusit. Që të duhet në çfarë drejtimi të ecet. Më pas bisedë me 30 mjekët e ri të licencuar ku pjesa më e madhe e atyre që morën licencën para disa kohe, pranuan që të punojnë me kolegët e tyre më të moshuar”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipçe deklaron se pjesë e strategjisë është edhe dyfishimi i vaksinave pa pagesë të gripit sezonal. Thotë se vaksina nuk do të jetë e obligueshme, por është masë e rëndësishme për mbrojtje nga Covid 19, sidomos për personat e grupeve më të rrezikuara.
“Do i vaksinojmë të gjithë personat mbi 65 vjeçarë, pensionistët, do të ketë vaksina edhe për punonjësit shëndetësorë, për gratë shtatzëna, për ata që mendojmë se më së shumti duhet të mbrohen. Besoj se do të ketë rezultat të mirë dhe se do të pranojnë vaksinimin. Të mbrohen të paktën nga gripi sezonal, pasi për atë ka mbrojtje. E shohim sa është vaksinimi i rëndësishëm kur ballafaqohemi me sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Lidhur me personelin mjekësor aktual, ministri Filipçe thotë se për momentin nuk ka mungesa të specialistëve. Madje shton se mjekët kanë filluar të shfrytëzojnë edhe pushimet, pas një plani me drejtorët e spitaleve, që në asnjë moment klinikat të mos mbeten pa specialistë dhe pa personel adekuat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania