LAJMI I FUNDIT:

Filipçe në takim me kolegët mjekë: Për momentin ka rreth 500 shtretër të lirë në Covid-qendrat në Shkup

Filipçe në takim me kolegët mjekë: Për momentin ka rreth 500 shtretër të lirë në Covid-qendrat në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua sot pasdite me Aleksandar Trajanovskin, drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendër e Urgjencës (TSOARKIQU) dhe me drejtorët e kovid-qendrave nga kompleksi “Nënë Terezë”.

“Ky takim ishte koordinim i rregullt rreth hapjes së kapaciteteve të reja spitalore për pacientët kovid brenda klinikave kirurgjikale. Në takim u diskutua për realizimin e departamentit të ri kovid brenda TSOARKIQU, i cili do të aktivizohet nëse është e nevojshme, konform situatës epidemiologjike në vend dhe numrit të pacientëve që kërkojnë shtrim në spital”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Njëherit, për momentin ka rreth 500 shtretër në qendrat kovid në Shkup, me një plan për 100 shtretër shtesë në ORL dhe në klinikat kirurgjikale. Do të sigurohen 100 shtretër shtesë nga ana e spitaleve private.


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori