LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Mjekët janë heronjtë tanë, të gjithë të kujdesemi për shëndetin e tyre

Filipçe: Mjekët janë heronjtë tanë, të gjithë të kujdesemi për shëndetin e tyre

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë (7 Prilli), ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka shprehur mirënjohje për mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor, për rolin e tyre në luftën ndaj coronavirusit.

Filipçe thotë se në këtë gjendje mjekët janë heronjtë dhe me punën dhe sakrificën e tyre shpëtojnë jetë njerëzish, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin, shëndetësia dhe punëtorët shëndetësor janë shtylla kryesore në vend. E di që po mbani një ngarkesë të madhe tani. Lodhja ngadalë po arrin tek të gjithë dhe ditë më të vështira po na presin. Por besoj se secili nga ju e di se sa e rëndësishme është të këmbëngulni, të qëndroni të përkushtuar, të përqendroheni dhe të bëjmë çmos për t’u ndihmuar bashkëqytetarëve tanë”.


“Të dashur kolegë, tani është shumë e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj. Ju jeni të parët që e goditni virusin dhe ju duhet të mbroheni. Pa përjashtim, mbroni veten në vendin e punës dhe më gjerë. Kujdesuni për veten tuaj që të mund të vazhdoni të kujdeseni për pacientët”.

“Kjo ditë është dita juaj, ju jeni në piedestal. Jini krenarë për atë që bëni, kush jeni dhe sa të rëndësishëm jeni për secilin nga ne. Ju uroj ditën e shëndetësisë dhe punëtorëve shëndetësorë dhe ju falënderoj sinqerisht për gjithçka që bëni për të kapërcyer krizën”, thotë Filipçe në urim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori