LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: 20% nga numri i të infektuarve ditëve të fundit janë me llojin britanik!

Filipçe: 20% nga numri i të infektuarve ditëve të fundit janë me llojin britanik!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për TV21 zbuloi se 20% nga numri i të infektuarve ditëve të fundit, i përkasin llojit të ri të korona virusit britanik.

“Ne po shohim se çfarë po ndodh dhe se çfarë bllokimesh të rënda rekomandojnë vendet tjera. Deri më tani, tek ne janë regjistruar më shumë se 20 mutacione të virusit korona”, tha Venko Filipçe.

Gjatë ditës së kaluar pati ndryshim në numrin e rasteve të infektimit, në krahasim me ditët tjera. Numri i të infektuarve arriti mbi 450 persona pozitivë për 24 orët e kaluara. Përndryshe, raste aktive me COVID-19 në Maqedoni ka: 6064 raste, kurse deri tani kanë vdekur 2966 njerëz kurse janë shëruar: 87122. Nga fillimi i pandemisë janë prekur nga COVID-19 96152 qytetarë. /Telegrafi/