LAJMI I FUNDIT:

Figurat e opozitës iraniane dënojnë sulmin ndaj Izraelit

Figurat e opozitës iraniane dënojnë sulmin ndaj Izraelit

Figura të njohura të opozitës iraniane kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve.

“Lufta e Khameneit nuk është lufta e Iranit apo e gjithë kombit iranian”, tha Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, duke shprehur pakënaqësitë e tij për regjimin e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

“Khamenei dhe regjimi i tij e kanë kthyer Iranin në një vend të prapambetur dhe të izoluar, dhe duke e përfshirë vendin në një luftë ata vetëm sa e shtojnë mjerimin”, shtoi Pahlavi.


Ndryshe, Pahlavi beson se rruga “drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Lindjen e Mesme” fillon duke e mbështetur popullin e Iranit që sipas tij po lufton për ta rimarrë vendin.

“Pavarësisht sulmit ndaj Izraelit, popullsia iraniane ka qenë dhe është kundër këtij regjimi kriminal. Lëvizja e rezistencës iraniane është e gatshme të luftojë regjimin e Khameneit”, tha profesori Afshin Ellian.

Edhe gazetarja televizive Pouria Zeraati, Gardën Revolucionare iraniane e quan si “terroriste”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori