LAJMI I FUNDIT:

Fifi rrëfen historinë e motrës së saj që u martua me një person të besimit katolik: Babai im donte ta përzinte nga shtëpia

Fifi rrëfen historinë e motrës së saj që u martua me një person të besimit katolik: Babai im donte ta përzinte nga shtëpia
Foto: Top Channel

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi është komentuar shumë në media për një nga rrëfimet e saj të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ajo u ka treguar fillimisht principet e babait të saj, i cili iu kishte sugjeruar vajzave që të mos martohen me meshkuj që i përkasin një besimi apo etnie tjetër.

Mbrëmjen e së shtunës, Fifi u ka treguar banorëve për momentin e vështirë të motrës së saj, Edonës, e cila është martuar me një person të besimit fetar katolik.


Foto: Top Channel

“Babi im donte ta largonte prej shtëpisë, derisa i thash: Babë, unë a kam qenë me dy myslimanë? – Po, a kam qenë unë e lumtur? – Jo, a e ke pyetur Edonën ndonjëherë a është e lumtur? Pyete një herë a është e lumtur sepse nuk të bën as kryqi as sexhdja njeri më të mirë. Ulu një herë edhe fol”, tregoi.

Fifi në Big Brother VIP: Babai më ka porositur që të mos martohem me katolik, serb apo dikë nga minoritetet
Lexo po ashtu Fifi në Big Brother VIP: Babai më ka porositur që të mos martohem me katolik, serb apo dikë nga minoritetet

Tutje, këngëtarja e hitit “Marova” ka shtuar se motra e saj e vogël tani është personi më i lumtur me njeriun që ka në krah.

“Edona është njeriu më i lumtur në botë, ka rënë në super familje”, tha Fifi.

Këngëtarja u tregua emocionale duke u shprehur se motra e saj kishte ngelur shtatzënë para se të fejohej dhe se kjo e kishte vështirësuar gjendjen në familjen e saj.

Fifi: Ish-i dashuri im i parë më la sepse nëna e tij i tha të zgjidhte mes meje dhe asaj, nuk më donte sepse isha fshatare e Ferizajt
Lexo po ashtu Fifi: Ish-i dashuri im i parë më la sepse nëna e tij i tha të zgjidhte mes meje dhe asaj, nuk më donte sepse isha fshatare e Ferizajt

Fifi është treguar e hapur edhe për jetën e saj private, duke u shprehur se ka qenë e padëshiruar nga nëna e të dashurit të saj, vetëm për shkak të profesionit të saj si këngëtare dhe prejardhjes nga një fshat i Ferizajt. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Loredana e gjuan Jozin me shishe pas nervozizmit - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Loredana e gjuan Jozin me shishe pas nervozizmit - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Magazina
Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Magazina
Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Kalo në kategori