Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes kolektive dhe parandalimit të përdorimit të armëve në mjedise joligjore.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani derisa ka theksuar misionin e këtij institucioni është zotuar se do të avancojnë nivelin e sigurisë në Kosovë dhe njëkohësisht të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët.
“Me qëllim që ky mision të arrihet përveç MPB-së dhe akterët tjerë duhet të luaj rolin e tyre përmes ndërgjegjësimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga posedimi dhe përdorimi i paligjshëm i armëve të zjarrit. Statistikat tregojnë që armët pa leje, që janë në përdorim të pa ligjshëm nga qytetarët janë shkaktarë i pjesës dërmuese të vrasjeve. Edhe pse zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armeve të ftohta është në rënie çdo vit kjo dukuri ende mbete kërcënim për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë por edhe shqetësim për institucionet e sigurisë. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit.
Konfiskimi i arëve të vogla dhe të lehta po vazhdon por edhe municionet e kalibrave të ndryshëm. Si MPB po bënë hapjen zyrtare të kampanjës vetëdijesuese Festo me Zemër jo me armë, lë të kujtohet festa e jo vrasja apo lëndimi, lidhur me parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit, bashkëpunimin reciprok në mesë të qytetarëve dhe organeve të zbatimit të ligjit parandalimin e gjuajtjeve festive dhe në përgjithësi krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e republikës”, tha ai.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka thënë se Policia e Kosovës është duke bërë punë profesionale në këtë drejtim, derisa ka apeluar gjithë qytetarët të respektojnë ligjin.
“Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, jo vetëm tonën, në ato ditë që janë për t’u festuar dhe që sjellin gëzim në familjet e tyre, dhe jo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndonjëherë edhe kob. Arma nuk është mjet për festë, nuk simbolizon gëzim, sjell vetëm hidhërim. PK është një nga policitë më të suksesshme dhe profesionale, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në kontinentin evropian, prandaj qytetarët kanë besim të plotë në të. Akti i fundit i agresionit në Banjskë, shtimi i sigurisë në veri, luftimi i krimit dhe korrupsionit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe lufta e suksesshme kundër narkotikëve dhe bandave kriminale, janë dëshmi të qarta të përkushtimit dhe profesionalizimit të policisë tonë. Rritja e besimit tek PK është kyçe për suksesin e kësaj fushate, qytetarët ndihen të sigurt dhe besojnë se institucionet tona janë këtu për t’i mbrojtur ata. Republika e Kosovës është me fat sepse ka një mërgatë të përkushtuar për vendin, kontributi i saj vazhdon të mbetet i madh”, tha ajo.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Annemarie Douwes, ka thënë se është me rendësi të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për të parandaluar këtë dukuri negative. Derisa ka theksuar mbështetjen e BE-së në këtë drejtim.
“Është më rendësi shumë të madhe derisa PK po punon në mënyrë të palodhur për luftimin e këtyre sfidave ne nuk mund të varemi vetëm në organet ligj zbatuese, prandaj është me rëndësi shumë të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për këtë dukuri negative, për të shtënat festive dhe të mësojmë duke përfshirë edhe fëmijët për rreziqet e përdorimit të pa sigurt përdorimin e armeve të zjarrit dhe ndikimet potenciale që mund të kenë ato në familjet. BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe brengen që kanë për qëllim për promovimin e fushatave të ndërgjegjshmit si dhe veprimeve parandalues për zvogëlimin e ndikimit negativ të shtënave festive”, shtoi ai.
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi, ka nënvizuar se janë duke punuar në këtë drejtim për të ndaluar përdorimin e armëve në ambiente jo ligjore, derisa ka treguar edhe numrin e konfisikimit të armëve që janë përdorur në mënyrë të jashtëligjshme.
“Parandalimi i përdorimit të armëve gjatë festave paraqet një sfidë të madhe për ne si shoqëri, kultura dhe traditat tona shpeshherë kanë përdorimin e armëve si pjesë e festimeve, por duhet të ndryshojmë këtë mentalitet…Pjesa më e madhe e armëve që përdorën në vend përfshirë ato në festa janë të zotëruar në mënyrë ilegale, pjesa më e madhe e tyre posedohen në mënyrë të jashtëligjshme, andaj kjo duhet të parandalohet… PK ka punuar shumë për të mbrojtur shtetasit e saj dhe për të ofruar siguri, duke konfiskuar armë ilegale, ku brenda vitit konfiskojmë 1200 deri në 1500 armë e mbi 20 mijë municion të ndryshëm…
Statistikat e rasteve të përdorimit të armëve nëpër ahengje për vitin 2022 dhe 2023, vërehet se në vitin 2023 kemi më pak raste, në vitin 2022 kemi pasur 155 armë të sekuestruara vetëm në ahengje, që kanë qenë të përdorura në ahengje, ndërsa në vitin 2023 kemi 107 armë, rastet që janë raportuara të shtëna me armë, qershor-gusht 2023 kemi arritur të konfiskojmë në muajin qershor 47 armë, këto nuk kanë qenë armë që janë përdorur, por që kanë poseduar të pranishmit, në korrik 24 armë dhe në qershor 54 armë që gjithsej janë 125. Prej tyre armë legale kanë qenë gjashtë, një muajin korrik dhe një në gusht”, tha ai.
MPB ka apeluar gjithë qytetarët t’i shmangen përdorimit të armëve të zjarrit gjatë festave familjare me qëllim të parandalimit të fatkeqësive.
E shtëna me armë zjarri në ahengje dhe festime është vepër penale dhe është e ndëshkueshme me ligj./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Siljanovska-Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm, qëllimi nuk është i sinqertë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?