LAJMI I FUNDIT:

Festë dhe politikë, turistët largohen nga Betlehemi

Festë dhe politikë, turistët largohen nga Betlehemi

Betlehemi ka nisur të ndiejë efektin e deklaratës së Donald Trumpit mbi Jerusalemin. Qyteti i lindjes së Krishtit jeton praktikisht me turizëm, por këtë vit, me dhjetëra grupe vizitorësh e kanë anuluar udhëtimin e tyre.

Në rrugë, krahas zbukurimeve të Krishtlindjes, gjen edhe parulla ku Jerusalemi përshkruhet si “kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës” e thirrje për një intifadë të re.

Arsyeja e bojkotimit nuk është thjesht rrjedhojë e zemërimit për shkeljen e të drejtave të palestinezëve. Shkaku kryesor është shqetësimi nga mundësia e një shpërthimi të trazirave.


Më shumë tensione përkthehen në më pak vizitorë. Shumë hotele raportojnë anulime prenotimesh, e më pak të huaj shihen sot në sheshin e Grazhdit, epiqendra turistike e Betlehemit.

Parashikimet nuk janë nga më të mirat as për ditët në vazhdim.

Këtë herë, fluksi i njerëzve që duan t’i kalojnë festat në vendlindjen e Jezuit nuk duket edhe aq premtues, e më së pari pritet të vihet re një mungesë e palestinezëve të Galilesë, frekuentuesit më të rregullt të qytetit gjatë kremtimeve të krishtera.

“Turistët izraelitë dhe ata me origjinë palestineze kanë anuluar gjithçka, e të njëjtën gjë po bëjnë edhe të huajt”, rrëfen Fadi Kattan, pronar i një bujtine dhe një restoranti në zemër të Betlehemit.

Sezoni turistik, sipas tij, në fillim premtonte për mirë, por pas njoftimit të Trumpit gjërat ndryshuan.

Kjo është periudha më e rëndësishme e vitit për këtë qytet, ku ritet e Krishtlindjes mbahen në 3 data të ndryshme: më 25 dhjetor, siç e kërkon tradita romano-katolike e ajo protestante; më 6 janar, kur kremtojnë të krishterët ortodoksë; si dhe më 19 janar, dita e festimeve të komunitetit ortodoks armen. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Kalo në kategori