Më 23 shtator, qindra mbështetës të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë do të vallëzojnë së bashku gjithë natën duke mbledhur fonde për programet jetë shpëtuese të AMC-së, të cilat rrisin qasjen në kujdes shëndetësor cilësor për familjet në gjithë Kosovën.

Ngjarja vjetore “Let’s Dance” është një nga ngjarjet bamirëse më të rëndësishme në Prishtinë. Edicioni i 9-të në AMC Hall do të sjellë performanca live nga Florent Abrashi, fitues i The Voice of Albania 3, dhe një set energjik nga Adrian Berisha, i cili ndezi atmosferën edhe këtë verë në Sunny Hill Festival.



“Let’s Dance" është një mundësi për të festuar me qëllim dhe për të vallëzuar për një kauzë,” tha Drejtorja Ekzekutive e AMC, Rina Demiri Spahija. “Çdo biletë e blerë mbështet drejtpërdrejt nënat dhe fëmijët dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për Kosovën.”

Si një nga ngjarjet më të mëdha vjetore të mbledhjes së fondeve të organizuara nga AMC, “Let’s Dance” mbështet programet që ofrojnë ekzaminime falas për kancerin e qafës së mitrës, edukim për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj, si dhe barna dhe pajisje të domosdoshme për institucionet publike shëndetësore.

Donacionet e AMC-së me ilaçin surfaktant dhe aparatet CPAP (continuous positive airway pressure) tashmë kanë ndihmuar mijëra foshnja të lindura para kohe të mbijetojnë. Këtë vit, Behare Zeqiri, binjakët e së cilës ishin ndër të parët që përfituan nga donacioni ynë i dhuruar ndërvite si CPAP, do të ndajë historinë e saj gjatë ngjarjes.

Në vitin 2024, “Let’s Dance” mblodhi 27,000€, të cilat u përdorën për të siguruar pompa insuline dhe materiale shpenzuese për 10 fëmijë me diabet tip 1.

Këtë vit, Hej Taxi ofron udhëtime nga qendra e Prishtinës (Katedralja dhe Qafa) deri në AMC Hall për vetëm 5€. Biletat për ngjarjen kushtojnë 25€ dhe përfshijnë ushqim dhe pije pa limit.

Biletat mund të blihen përmes Rave Travel ose në dyqanin bamirës të AMC-së,Teshavesha.