Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Unikkatil, ditën e djeshme (e enjte) është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
“Po eci” titullohet kënga, në të cilën tërthorazi ka përmendur edhe artistë të tjerë që kanë bërë shaka me të.
Pak pas lansimit të këtij projekti, ka qenë Fero ai i cili ka bërë disa postime duke ironizuar me këngën e 41-vjeçarit.
“Shpërndani picamenin krejt. Unikkatil ti je simboli çka është me p*** në shishe”, ka shkruar fillimisht ai.
Feronit Shabani (emri i vërtetë) ma pas ka ndarë disa video në InstaStory, ku e etiketon Unikkatilin dhe i thotë që të mos e pres me dy tri vite.
“Mos më le me prit dy vjet tre vjet se në Punta Cana isha duke shkuar mu desh që të kthehem në Gjilan. Nesër të tregoj”, u shpreh ai.
E në postimin tjetër, ai paralajmëroi se sot vjen me këngë të re dhe se do të ketë diçka edhe për Mozzikun.
Sidoqoftë, do të shihet se çfarë saktësisht do të sjellë 24-vjeçari. /Telegrafi/