LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, një person sulmon nënën dhe motrën

Ferizaj, një person sulmon nënën dhe motrën

Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi kishte sulmuar motrën e tij dhe e kishte kanosur duke i thënë që të del nga shtëpia.

Kështu thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

“I dyshuari e ka kanosur me thikë edhe nënën e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/