Fëmijët trashëgojnë këto tre tipare karakteristike nga baballarët e tyre

Shpesh pyesim veten nëse prindërit i transferojnë në të njëjtën masë karakteristikat e tyre fizike dhe psikologjike te fëmija
Shumë besojnë se ne trashëgojmë gjysmën e gjeneve tona nga nëna dhe gjysmën nga babai, por gjërat nuk funksionojnë kështu.
Profesoresha e gjenetikës, Dejna Breser në Universitetin e Feniks, thekson se ka 60 për qind më shumë mundësi për të trashëguar tipare “aktive” nga babai juaj, thjesht sepse natyra ka një tendencë të natyrshme për t’i shprehur këto gjene.
Breser veçoi tre tipare që fëmijët më së shpeshti i trashëgojnë nga babai i tyre, edhe pse ky nuk është rregull.
1. Lartësia
Gjenet e babait, jo gjenet e nënës, janë më shpesh përgjegjës për pamjen fizike në tërësi. Ekzistojnë të paktën 700 variacione gjenetike që janë përgjegjëse për përcaktimin e gjatësisë dhe megjithëse kjo karakteristikë ka të bëjë si me gjenet e nënës ashtu edhe me gjenet e babait, ka prova që sugjerojnë se gjenet e babait luajnë një rol më të madh.
2. Gjinia
Nëse një baba është ndoshta i zhgënjyer sepse nuk ka pasur djalë apo vajzë, ai duhet ta dijë se kjo varet nga ai – burrat janë përgjegjës për gjininë e fëmijës. Burrat u japin kromozomet Y djemve dhe kromozomet X vajzave. Shkencëtarët theksojnë se një kromozom X mashkull dhe një kromozom X femër do të japin një vajzë, dhe një kromozom mashkull Y dhe një kromozom X femër do të japin një vajzë.
Studiuesit zbuluan se marrëdhënia gjinore në familje ndiqte anën e babait, jo të nënës. Për shembull, nëse një burrë kishte më shumë vëllezër, ka më shumë gjasa që fëmijët e tij të jenë djem, dhe nëse ai kishte më shumë motra, ka më shumë gjasa që të ketë vajza. Studimi tregoi se kjo nuk vlen për gratë.
3. Çështjet e shëndetit mendor
Baballarët e moshuar mund t’u kalojnë fëmijëve të tyre gjene të mutuara, të cilat më pas çojnë në sëmundje mendore ose probleme të shëndetit mendor (hiperaktivitet, çrregullim bipolar…). Fëmijët e lindur nga prindër mbi 45-vjeç mund të kenë gjithashtu më shumë gjasa të kenë aftësi të kufizuara në të mësuar ose prirje depresive.
Megjithatë, hulumtimet e fundit kanë treguar se ndikimi gjenetik në çrregullimet mendore mund të jetë më i dobët sesa mendohej më parë. Çrregullimet mendore kanë të bëjnë me gjenetikën, por ato përbëjnë vetëm 10 deri në 20 për qind të kombinimit total të faktorëve. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri