Site icon Telegrafi

Fejohen zyrtarisht këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi (Foto)

Fejohen Seldi dhe Mimoza Shkodra! Burimi i fotos: Instagram

Lidhja mes tyre filloi muaj më parë, dhe menjëherë u spikat nga mediat.

Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra pushtuan kryetitujt e mediave rozë lidhur me romancën e tyre, e cila në një intervistë televizive ishte mohuar nga Mimoza.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu. Burimi i fotos: Instagram

Por, Telegrafi kishte siguruar disa fotografi ekskluzive të çiftit në Ksamil të Shqipërisë, me çka kishte konstatuar se lidhja mes dyshes është e vërtetë.

Lexo po ashtu Zbulohen fotografi të reja, Mimoza Shkodra dhe Seldi së bashku me pushime në Ksamil (Foto)

Dhe kështu soli! Çifti Mimoza Shkodra dhe Seldi kurorëzuan sot (e premte) dashurinë e tyre me fejesë.

Këtë kurorëzim ata e kanë bërë në një ndjejë shumë private në Zvicër, me shumë pak miq të ftuar, kolegë e familjarë të tyre.

Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale nga kolegia e tyre Pandora, ka bërë që publiku të njoftohen edhe me dukjen e çiftit në natën e sotme.

“Urime fejesa për dy më të bukurit e estradës”, ka shkruar këngëtarja Pandora, teksa ka uruar Mimozën dhe Seldin për fejesën tyre.

Ndërkohë, dyshja duken shumë të lumtur dhe elegantë në këtë datë kaq të rëndësishme të jetës së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version