Roger Federer nuk ka të ndalur edhe pse në moshë të vjetër.

Teniseri zviceran arriti që ta mposhte Tomas Bredychin në çerekfinale të “Miami Masters”, me rezultat 2-1 (6-2, 3-6 dhe 7-6).


Me këtë fitore 35-vjeçari siguroi kështu gjysmëfinalen, ku do të ndeshet me tenistin nga Australia, Nick Kyrgios më datën 1 prill.

Ndërsa gjysmë-finalja tjetër zhvillohet mes Rafael Nadal dhe Fogninit.