Shumë prej këtyre zërave i duken të njohur opinionit në Maqedoni. Por deri më tani, asnjë institucion nuk ka provuar shkencërisht origjinalitetin e zërave që dëgjohen në mijëra përgjimet që i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Televizioni 21 mëson jo-zyrtarisht se një ekip amerikan tashmë ka zbarkuar në Shkup pikërisht për këtë punë. Burimet e televizionit shtojnë se ekipet e specializuara forenzike të Byrosë Federale të Hetuesisë-FBI, kanë marr mandat për këtë gjë nga autoritetet vendore, të cilat i kanë ftuar “për të dhënë ekspertizën e tyre”.
Ky televizion e ka pyetur ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup për këtë gjë, dhe e njëjta nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse ekspertë të FBI-së, janë sjell në Maqedoni për të ndihmuar autoritetet lokale.
Kjo seli diplomatike sqaron ndërkaq se përmes programeve të ndryshme janë ofruar trajnime për institucione të ndryshme juridike, përfshirë për prokurorët.
“Për më tepër, agjenci të ndryshme amerikane të hetuesisë, duke përfshirë FBI-në, kanë kontakte të rregullta me partnerët ndërkombëtar, për të promovuar dhe përparuar bashkëpunimin ndërkombëtar në drejtësi, përmes një game të gjerë të çështjeve”.
Partia Sociale Demokrate e Maqedonisë-LSDM, ka dorëzuar vitin e kaluar mbi gjysmë milion materiale të përgjuara, në të cilat dëgjohen personalitete të larta shtetërore, duke shkelur autoritetet zyrtare.
Për shkak të efektit që krijoi në opinion, autoritetet ndërkombëtare ulën liderët e katër partive politike parlamentare, që të pajtohen për krijimin e Prokurorisë Speciale, e cila ka për detyrë që të hetojë “bombat” siç i quante opozitare Zaev “përgjimet”.
Deri më tani, prokuroria speciale ka ngritur tetë aktakuza, dhe po pret t’i procesojë ato në gjykatë.
Mirëpo, një gjykatë në Shkup ka nxjerr vendim se “përgjimet” të cilat po i heton PSP-ja, nuk do të merren si provë materiale për proceset eventuale gjyqësore, meqë ato janë marr në rrugë ilegale, dhe pa urdhër gjykate.
Përgjimet dyshohet se i ka bërë Drejtoria e Sigurisë dhe Kundër-Zbulimit (DSK), por kjo gjë ende nuk është vërtetuar.
As puna e ekspertëve të FBI-së nuk pritet që të bëhet publike shpejt.
Televizioni mëson nga një burim tjetër se çështja “e hetimeve të autenticitetit të përgjimeve” nuk duhet të dal në opinion para zgjedhjeve “për arsye të korrektësisë politike”.
Por burime tjera brenda organit të ndjekjes e shohin si jo-relevante këtë aspekt, meqë kujtojnë se një provë e autenticitetit është prodhuar kohë më parë nga një medie ndërkombëtare, e cila ka dërguar një audio inxhizim të përgjimeve në kontroll laboratorike.
Përveç autenticitetit, ekipi i ekspertëve mjeko-ligjor amerikan, do të hetojnë edhe një aspekt tjetër të përgjimeve, për atë nëse ato janë të prera dhe të montuar, apo janë biseda origjinale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht