LAJMI I FUNDIT:

FBI ofron 25 mijë dollarë shpërblim për informacion mbi zjarret në kutitë e votimit në Uashington dhe Oregon

FBI ofron 25 mijë dollarë shpërblim për informacion mbi zjarret në kutitë e votimit në Uashington dhe Oregon

FBI po ofron deri në 25 mijë dollarë në këmbim të informacionit për të dyshuarin që ata besojnë se i vuri flakën disa kutive të votimit gjatë votimit të hershëm të muajit të kaluar në SHBA.

Qindra fletë votimi u shkatërruan ose u dëmtuan gjatë tre zjarreve të raportuara në kutitë e votimit në Vankuver, Uashington dhe Portland, Oregon – të dyja shtetet ku shumica e njerëzve votojnë me postë ose me lëshimin e fletëve të votimit.

Incidenti i parë ndodhi më 8 tetor në Vankuver, pikërisht përtej lumit Columbia nga Portland, kur një kutie votimi iu vu zjarri midis orës 03:30 dhe 4 të mëngjesit, tha FBI.


Më pas, më 28 tetor, “pajisje ndezëse të improvizuara” u vendosën në kutitë e votimit në Vankuver dhe Portland midis orës 02:00 dhe 04:00 sipas kohës lokale, shtoi FBI.

Të mërkurën, FBI publikoi një video tw regjistruar nga kamerat e sigurisw gjatw 28 tetorit, që tregonte një person duke vozitur veturëndrejt një kutie votimi në Portland.

Personi u shfaq duke ndezur një send dhe e vendosi në kutinë e votimit përpara se të largohej. Videoja tregon tymin që fillon të ngrihet nga ana e kutisë, më pas shihet një shpërthim shkëndijash dhe flakesh.

Autoritetet besojnë se i njëjti i dyshuar është përgjegjës për të tre zjarret. Automjeti u përshkrua nga FBI si një limuzinë Volvo S-60 i fillimit të viteve 2003-2004.

Vetura nuk kishte logon e Volvo-s në grilën e përparme dhe, në kohën e incidenteve të 28 tetorit, kishte një targë mashtruese të përkohshme të Uashingtonit në pjesën e pasme – për të cilën FBI paralajmëroi se mund të mos ishte më në automjet./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Azia
Disa të vdekur pasi vetura u përplas në turmën me njerëz në Vancouver, reagon kryeministri kanadez

Disa të vdekur pasi vetura u përplas në turmën me njerëz në Vancouver, reagon kryeministri kanadez

Amerika
Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Amerika
Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Amerika
Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Evropa
'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

Evropa
Kalo në kategori