Fantastike për fëmijët në shkollë: Disa këshilla për prindërit për lunchbox me djathë “Happy Cow”

Djathi legjendar Happy Cow vjen në porcione të veçanta(trekandësha të paketuar veç e veç), që do të thotë s’ka rrëmujë në kuzhinë, s’ka djathë që thahet, e s’ke nevojë të masësh çdo gram.
Veç hap e mbyll dhe e ke gati. Shija e butë, kremoze, e këndshme dhe tekstura që përhapet lehtë mbi bukë e bëjnë super të pranueshëm edhe për fëmijët që “zgjedhin shumë” e nuk “hanë gjithçka”.
Pse prindërit e duan djathin Happy Cow?
- Kursen kohë (s’keni nevojë të preni djathë).
- Më pak mbeturina (s’ka paketim të madh qëprishet).
- Shije neutrale “e aprovuar nga fëmijët” – shkon me çdo gjë, prandaj nuk kthehet i paprekur në shtëpi.
- Pako e madhe 24 porcione – zgjat një javë për një fëmijë (ose një javë për dy fëmijë).
Pse funksionon për lunch-box:
- Porcion i saktë - një trekëndësh = një shujtë e vogël me djathë; fëmija nuk e tepron, ti nuk e humb kohën,
- I pastër dhe i sigurt - i mbyllur hermetikisht, futetdirekt në çantë,
- I shumëanshëm - shkon me bukë, tortilla, krakerë, perime, mishra të ftohtë,
- Burim i mirë kalciumi - djathë qumështi; i përshtatshëm për rritje.
Mini-menu për një lunch-box të balancuar:
- Sanduiç/Tortilla me Happy Cow + proteinë (gjokspule, tuna apo vezë).
- Perime: tranguj, karotë, spec.
- Frut sezonal: mollë, banane, rrush.
- Pije: ujë.
Happy Cow është “sekreti” i mëngjeseve pa stres dhe pushimeve të gjata plot shije në shkollë.
Një kuti në frigorifer dhe je i mbuluar për krejt javën - fëmija i lumtur, prindi i qetë.


















































