Ditë më parë, Shakira publikoi një duet me këngëtaren kolumbiane, Karol G dhe në tekstin e këngës ato iu referohen ish-partnerëve të tyre.
Edhe pse kënga ka kaluar mbi 70 milionë shikime në YouTube për një periudhë kaq të shkurtër, shumëkush e ka kritikuar këngëtaren për një tjetër dedikim ndaj Gerard Pique.
“Pse po më kërkon nëse e di që nuk i përsëris gabimet, thuaj femrës tënde të re që nuk konkurroj për meshkuj”, është pjesë e refrenit të kënduar nga Shakira dhe Karol G.
Duke gjykuar nga komentet, fansat e Shakiras janë lodhur nga kjo temë, madje disa prej tyre kanë filluar të ndiejnë keqardhje për të.
Në vijim janë disa nga komentet:
Ka kaq shumë inat në ty. Keq. Ji e lumtur.
Kjo po bëhet dëshpëruese.
Mjaft më. Është koha për diçka origjinale, jo vetëm këngë si kjo.
Shakira nuk je e vetmja grua në botë që është tradhtuar. Është koha për të vazhduar tutje.
A ka fund kjo?
Në anën tjetër ka pasur edhe prej atyre që i kanë dalë në mbrojtje këngëtares 46 vjeçare.
Kujtojmë se pasi Shakira dhe Pique njoftuan zyrtarisht se nuk janë më bashkë, këngëtarja ka publikuar tri këngë që flasin për tradhtinë e spanjollit dhe prishjen e lidhjes së tyre 12-vjeçare. /Telegrafi/