Futbollisti turk Merih Demiral, i cili aktualisht luan për ekipin italian të Serie A, Atalanta, ka zbuluar që disa fanella që i ka në koleksion, përfshirë edhe atë të Cristiano Ronaldos, do t’i vendos në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë dhe Sirinë, ku mbi 5 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra janë lënduar.
Demiral që ka luajtur me Cristiano Ronaldon te Juventusi, ka thënë se fanella e portugezit e nënshkruar do të dal në ankand.
“Sapo fola me Cristiano Ronaldon. Ai tha se i vinte shumë keq për atë që ndodhi në Turqi. Ne po shesim fanellën e Ronaldos të nënshkruar në koleksionin tim me një ankand. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do t’i dhurohen për t’u përdorur në zonën e tërmetit”, ka shkruar Demiral.
Az önce @Cristiano ile konuştum.
Türkiye'de yaşananlara çok üzüldüğünü söyledi. Ronaldo'nun koleksiyonumdaki imzalı formasını açık artırma usulüyle satışa çıkarıyoruz.
Açık artırmadan elde edilecek gelirin tamamı deprem bölgesinde kullanılmak üzere @ahbap 'a bağışlanacaktır. pic.twitter.com/OwnU93oShJ
— Merih Demiral (@Merihdemiral) February 7, 2023
Vetëm pas disa minutash Demiral ka shkruar që edhe kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci, po ashtu do të dhurojë një fanellë për të ndihmuar të goditurit nga tërmeti.
“Tani fola me futbollistin e Juventusit, Leonardo Bonucci. Ai shprehu trishtimin e tij dhe tha se qëndrojnë së bashku me njerëzit e Turqisë. Ai gjithashtu tha se ka dhuruar një fanellë të firmosur të Juventusit”, nënvizoi Demiral.
Şimdi de @bonucci_leo19 ile konuştum
Üzüntüsünü dile getirdi ve Türkiye'nin, insanımızın yanında olduğunu söyledi.
Ayrıca bir imzalı Juventus forması da kendisinin bağışladığını söyledi. pic.twitter.com/6A4XKBvAQL
— Merih Demiral (@Merihdemiral) February 7, 2023
Futbollisti i njohur turk është i martuar me modelen shqiptare Heidi Lushtaku dhe kanë një fëmijë. /Telegrafi/