Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur kamerat e sigurisë së vendosur në një shtëpi kapin diçka të çuditshme, gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që shfaqin verandën e një shtëpie familjare, në të cilat fillimisht duket gjithçka normale.
Siç edhe mund të shihet, ndërsa një veturë ecën ngadalë, disa drita të çuditshme shfaqen aty.
Gjithsesi në përshkrimin e videos nuk është bërë e ditur se ku ka ndodhur ky fenomen.
Megjithatë, këto pamje nuk janë të parat e këtij lloji, pasi pamje ku shihen “fantazma” tanimë janë bërë të shpeshta, sidomos në rrjetet sociale. /Telegrafi/