LAJMI I FUNDIT:

Familja shqiptare që jeton mes ujqve (Video)

Familja shqiptare që jeton mes ujqve (Video)

Thonë që kafshët e nuhasin me kilometra larg të zotin. Ky është mendimi i parë kur sheh nga larg shtëpinë e Fadil Ismajlit, shqiptarit që bashkëjeton me tre ujqërit e tij Alek, Lupo dhe Luna.

“Pasdite në Top Channel” udhëtoi në fshatin Leshkë të Tetovës, aty ku Fadilin e njohin të gjithë. Jo sepse është i vetmi shqiptar në zonë, por sepse tre ujqërit të cilët i mban në shtëpi kanë marrë vëmendjen e të gjithëve. Ata të tre nuk janë si ujqërit e frikshëm te përrallave. Janë të bukur, fisnikë, lozonjarë. Nga rrëfimet për kafshët, figura e tij ngjason me atë të një Mogli modern.

“Gjithmonë i kam dashur kafshët. Kur isha i vogël merrja qenin dhe shkonim në mal të takonim ujqërit. Kjo kafshë ka tejkaluar pritshmëritë e mia, dhe ata janë miqtë e mi më të mirë, dhe të familjes time gjithashtu” – thotë Fadili.


Së bashku me gruan e tij, Asijen, ai përkujdeset për ujqërit njësoj siç kujdesen edhe për dy fëmijët e tyre. “Ndonjëherë kujdesem për ta më shumë se për fëmijët e tij. Se fëmijët ndonjëherë më bëjnë nervoz, ndërsa këta jo” – thekson me shaka Fadili.

Çifti Ismajli i ushqen, pastron dhe ledhaton tre “fëmijët” e tjerë të tyre. Në veçanti, Fadili i cili është edhe një njohës shumë i mirë i ujqërve, tregon edhe për tipare të tjera të veçanta. Ai thotë se ujqërit janë në gjendje të njohin një njeri në bazë të nuhatjes, nëse ai do ta dëmtojë ose jo.

“Ujku është e vetmja kafshë që di të buzëqeshë. Kur tregojnë dhëmbët, nuk do të thotë se janë agresivë dhe duan të të hanë. Ata kanë mimikat e tyre, gjestet, komunikimin. Ujqërit e dallojnë menjëherë njeriun e mirë dhe të keq. Nëse ujku të puth dhe të hidhet në shpatull, atëherë ai të ka pranuar dhe të do shumë”, thotë Fadili.

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Kalo në kategori