Gwyneth Paltrow thuhet se është fejuar me të dashurin e ri, Brad Falchuk, ndërsa nuk ka kurrfarë hatërmbetje me ish-burrin e saj, Chris Martin.
Tre vite pas ndarjes nga frontmeni i “Coldplay”, aktorja e ka lëvduar familjen e saj moderne duke publikuar një fotografi të përbashkët të ish-burrit dhe të dashurit aktual.
Ylli i filmit “Shakespeare In Love” e ka postuar një imazh të realizuar të dielën, ku kanë pozuar të qeshur Martin dhe Falchuk.
Rokeri 40 vjeçar dhe producenti 45 vjeçar kanë ngrënë mëngjes bashkë dhe kanë qeshur para fotoaparatit.
“Mëngjesi i të dielës. Familje moderne”, ka shkruar Paltrow në përshkrim.
Ndjekësit e shumtë të aktores në rrjetet sociale i kanë lëvduar dy meshkujt për sjelljen e tyre të pjekur në raport me njëri-tjetrin.
Brad dhe Gwyneth ishin takuar në xhirimet e serialit “Glee”, ku aktorja ishte mysafire në vitin 2014.
Martin dhe Paltrow ishin të martuar për dhjetë vite, ndërsa kanë dy fëmijë nga lidhja e tyre. /Telegrafi/