Pronari i tetë me radhë sot ka marr në dorë çelësat e banesës së tij të uzurpuar në Mitrovicën e Veriut nga qytetar të komunitetit serb. Aksioni i nisur nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave u tha se do të vazhdoj në mënyrë që 27 prona në total të kthehen tek pronarët e tyre legal.
Që nga vitet e 90-ta thotë se nuk iu lejua të hyjë në pronën e tij.
Në afërsi të qendrës së Mitrovicës së Veriut pas shumë viteve atij iu mundësua të marr në dorë çelësat e banesës së tij që ishte uzurpuar nga qytetarë të komunitetit serb.
Beqir Ibishi është personi i tetë me radhë që po rikthen pronën e tij pas një aksioni të nisur nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronave.
“Është mirë që e morra dhe u realizu dëshira apo e drejta e jem qytetare pas sa e sa viteve”, ka thënë Ibishi.
Ibishi thotë që do të filloj investimin në banesën e tij dhe nuk ka plane ta shes.
“Sot i morra çelësat përsëri, do të mundohem me adaptu e me rregullu. Nuk e kam ndërmend me shitë, më vjen shumë keq prej atyre njerëzve që është dashtë me shitë sepse nuk kanë pas vend ku të strehohen”, ka shtuar Ibishi.
Drejtoresha e Agjencisë tha se pos këtyre rasteve planet janë që edhe prona të tjera t’i rikthehen pronarëve të vërtetë.
“Në veri prej fundit të majit kemi dërgu 27 vendime për lirim te pronave, ky është rasti i tetë që në formë vullnetare i lirojnë pronat. Kemi disa kërkesa që kanë bërë për një afat një javor-dy javor, nëse vjen puna deri në fund, ne kemi me u detyru me zbatu mandatin”, ka thënë Afërdita Bekaj-Arifaj.
Gjatë momentit të hyrjes në banesën e tij, pronari dhe zyrtarë të AKKVP-së janë përcjell nga forcat e Policisë së Kosovës./RTV Dukagjini
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!