Familja e Barack Obamas ka pushuar me George dhe Amal Clooney në Lago di Como në Itali, ku autoritetet lokale kishin caktuar një perimetër prej 90 metrash për ta mbrojtur privatësinë e personaliteteve të njohura.
Pesë anëtarët e familjes së ish-presidentit amerikan kanë arritur të shtunën në vilën e aktorit hollivudian, të cilën e kanë vizituar si pjesë e udhëtimit veror nëpër Evropë, me ç’rast e kanë vizituar edhe Francën.
Natyrisht se prezenca e Barack dhe Michelle Obama dhe vajzave të tyre, ka nxitur interesim të madh të mediave, aq sa fotoreporterët janë vendosur në kampe jashtë vilës për të kapur imazhe të tyre.
Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar forca shtesë policore për të patrulluar në rrugët përreth vilës.
Kryebashkiaku i Laglios, Roberto Pozzi, ka caktuar gjobë prej 500 eurosh për personat apo anijet që afrohen i afrohen më shumë se 90 metra vilës Oleandra. /Telegrafi/