Falë parave të fituara nga dueli me Mayweather, McGregor do ta tejkalojë Ronaldon në listën e sportistëve më të paguar

Viti 2017 ka qenë i paharrueshëm për Conor McGregor, duke nisur nga ardhja në jetë e fëmijës së tij të parë dhe përfitimi i shumë parave.
Kampioni i dyfishtë i UFC-së bëri depërtimin e parë në boksin profesional duke u ndeshur me Floyd Mayweatherin në një meç që rezultoi shumë fitimprurës për irlandezin.

29-vjeçari humbi pas ndërprerjes së duelit në raundin e dhjetë, mirëpo ai fitoi 30 milionë dollarë vetëm nga përballja me kampionin e pamposhtur amerikan.
Ky ishte përfitimi më i madh në karrierën e ‘The Notorious’, pasuria e të cilit është rritur jashtëzakonisht shumë pas këtij meçi, kur kihet parasysh se nga reklamat, të drejtat televizive dhe sponsorët, përfitimet e tij kanë shkuar mbi 100 milionë euro.
Vet McGregor ka thënë se në total nga kjo përballje ka fituar plot 140 milionë dollarë. Edhe pse shifrat zyrtare nuk janë publikuar kurrë, besohet se janë shitur mbi 4.5 milionë abonime (çmimi për një abonim të rregullt ka qenë 89.95 dollarë, ndërsa për HD 99.95 dollarë), ndërsa nga biletat janë përfituar 55 milionë dollarë.

Sipas Celebrity Net Worth, pasuria neto e McGregor tash vlerësohet 85 milionë dollarë (meqenëse një pjesë të parave është dashur t’i paguajë tatimet, si edhe trajnerin dhe ekipin e tij).
Parashikohet se ai do ta tejkalojë Cristiano Ronaldon në listën e Forbes për sportistët më të paguar në vitin e ardhshëm.
Në vitin e kaluar, superylli i Real Madridit ishte më i paguari, kurse irlandezi pozicionohej në vend të 24. Nëse gjërat qëndrojnë kështu si janë, atëherë në vitin e ardhshëm, i pari në listë do të jetë Mayweather, i dyti McGregor, kurse i treti Ronaldo.
Nëse zhvilloj një ose dy meçe të tjera, atëherë do ta kaloj edhe atë (Mayweatherin). Ky është qëllimi im tash për tash – të bëhem i pari, sportisti më i paguar në vitin 2018 sipas Forbes, duke rrugëtuar drejt të bërit miliarder”, ka thënë aplikuesi i arteve marciale.

Një tjetër sukses të madh ka arritur edhe filmi dokumentar për ‘Notorious’, i cili në javën e parë të shfaqjes ka përfituar 92 milionë funte (103 milion euro). Që në javën e parë, është bërë dokumentari më fitimprurës në histori të ‘box office’ irlandez.
Përfitimi më i madh i McGregor në UFC ka qenë 2.8 milionë funte (3.13 milionë euro) për dueli kundër Eddie Alvarezit në vitin 2016. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Pas problemit me dhëmbë, Mbappe kthehet në stërvitje pasi humbi ndeshjen me Real Sociedadin

Jose Mourinho dënohet për racizmin e përdorur ndaj Galatasarayt

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?