Fake News është pjesë e medias shqiptare. Nuk nisi me portalet, u shtua me to.
Unë jam gazetare që nuk e nisa nga portalet. E nisa te “Koha Jonë” gazetarinë e angazhuar. E angazhuar nuk po e përdor për të thënë e majtë, por për të thënë patriote, gazetari në shërbim të vendit, jo vetes.
Anglisht patriot ngjan sikur thua hero, këtu duket sikur nënkupton hajdut, po Fake News më vete edhe kjo.
Dua të kthehem pas në kohë, në vitin 1997. Në një nga reportazhet e mia më të vështira, në Cërrik.
Kur vajta, pa ditur ku shkoja, u gjenda mes kufomash. Banorët ishin të armatosur dhe të dehur. Të gjithë të ofronin fërnet dhe një gjuajtje me automatik.
Çfarë ndodhi në Cërrik?
Banorët u lajmëruam se do vinin forcat speciale nga Tirana dhe do të merrnin qytetin nën kontroll. Situata u mbars me Fake News. Dhe e tillë siç qe: qyteti që po priste gjëmën, u bëri gjëmën disa punonjësve të SHIK-ut që shkuan me blind, por qenë pak dhe të papërgatitur për çfarë i priste.
Kohë më pas, kur vitet kalojnë ti pyet veten: a ishte 1997 një vit plot Fake News dhe kush i shpërndau? Kush përfitoi dhe kush humbi?
Dhe, sa lehtë manipulohen njerëzit, sa kollaj është t’i bësh turmat të besojnë, sa shpejt marrin flakë, me pak Fake News, zjarrit.
Duke ikur nga ajo kohë, për të cilën flitet pak, athua se nuk qe marrëzia jonë kolektive, vijmë në ditët e sotme, kur Fake News ndikon jetën e individëve të bëjnë zgjedhje të gabuara, duke u nisur nga perceptimi më shumë se logjika.
Fake News është pikërisht i tillë, vjen të të gënjejë dhe të të manipulojë duke shfrytëzuar mungesën e njohurive, logjikës të kujt manipulon edhe një lloj imitimi nga njëri te tjetri. Sepse, nëse unë tani do hap gojën, shumë prej jush në sallë, do të hapni gojën.
A e zhdukim dot me ligje?
E vështirë, sepse nëse ti ndëshkohesh me gjobë, ai që ka paguar për Fake News do paguajë edhe për gjobën.
Por, jo e pamundur.
Mbi të gjitha, ajo që unë besoj është se në betejën ndaj Fake News-it, arma më e mirë është Hope News. Nuk kam parasysh propagandën me këtë. Ajo është Fake News më vete. Kam parasysh lajmet e bukura të përditshmërisë së secilit, të përgjegjshmërisë së secilit, të angazhimit të secilit, të besimit të secilit se po, ka shpresë, ka njerëz, ka të ardhme, ka djem e vajza që nuk do të hyjnë në politikë për t’u bërë rrogëtarë kryetarësh, por patriotë të këtij vendi. Këtij atdheu që kërkon me çdo kusht fytyrën e një brezi që e do pa kushte.
Ky është një Hope News. Nëse e shpërndani, nuk ka Fake News që ju del para. Sepse edhe entuziazmi është ngjitës, edhe frymëzimi është ngjitës. Mjafton të militoni për të.
Të militosh nuk do të thotë të jesh militant. Të militosh do të thotë të përfshihesh, të angazhohesh, të ndërveprosh. Duke besuar se fraza “politika është e keqe”, është një Fake News. Ndaj uroj të bëheni pjesë e saj, siç uroj të bëheni gazetarë, juristë, sociologë, grafistë, shkrimtarë, të mirë.
Të bëheni profesionistë të mirë, sepse nëse ti bën mirë punën tënde, cilado, ajo qoftë, as konsumon, as prodhon Fake News.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri