LAJMI I FUNDIT:

Facebook live-streaming tani edhe në Android!

Facebook live-streaming tani edhe në Android!

Pas lansimit fillestar për përdoruesit e iOS në janar, Facebook tani është duke u përgatitur për të sjellë shërbimin e saj të live video streaming edhe në Android në një përpjekje për të konkurruar me Periscope.

Ndryshe nga Periscope e cila është në pronësi të rivalit të saj Twitter, Facebook e ka integruar këtë funksion të ri në aplikacionin e saj ekzistues.


Pasi përditësimi të jetë në dispozicion në pajisjen tuaj, e tëra që ju do të duhet të bëni për të filluar incizimin live është klikimi i thjeshtë në hapësirën ku shkruani komente ose postoni fotot tuaja, dhe e zgjidhni ikonën live video.

Ashtu si në secilin shërbim tjetër të Facebook, ju do të merrni komente në kohë reale ndaj të cilave ju mund të përgjigjeni. Pasi të keni përfunduar incizimin, të gjithë materialin mund ta ruani në Timeline.