LAJMI I FUNDIT:

Facebook Home do ta zëvendësojë Android?

Facebook Home do ta zëvendësojë Android?

Të enjten, rrjeti social Facebook ka zbuluar inovacionin e saj të fundit me të cilin po tenton të hyjë në industrinë mobile, pa pasur një model të saj të telefonit mobil në treg. Këtë, Facebook po mundohet ta bëjë përmes aplikacionit Home, i cili e zëvendëson faqen kryesore të telefonave të mençur Android.

Facebook Home, është një platformë e re softuerike e cila u mundëson përdoruesve të saj ta ndryshojnë sistemin operativ Android, platformën më të famshme mobile aktualisht, e cila është pronë e gjigantit Google.

Home do t’i lë nën hije shumicën e aplikacioneve mobile të Android, për t’i shfaqur lajmet dhe mesazhet e përdoruesve në ballinën e ekranit të pajisjeve mobile.

“Pse duhet që t’i hapim aplikacionet e ndryshme mobile, për të parë se çfarë ka të re aty? – ka pyetur drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg. “Ne duam që ta sjellim gjithë përmbajtjen përpara” ka deklaruar Zuckerberg.


Në vend të prapavijës së zakonshme të cilen e kemi në telefon, Facebook Home do të sjell një mbulueshmëri të plotë të përmbajtjes me fotografi, përditësime të statusit, dhe potencialisht reklamat e saj nga rrjeti social. / Telegrafi /