LAJMI I FUNDIT:

Fabregas lavdëron top yllin e Anglisë i cili nuk po arrin të jetë pjesë e formacionit startues të Southgate

Fabregas lavdëron top yllin e Anglisë i cili nuk po arrin të jetë pjesë e formacionit startues të Southgate

Ish-legjenda e Spanjës, Cesc Fabregas, nuk është kursyer nga lëvdatat për yllin e Anglisë, James Maddison, i cili nuk po arrin të bëhet pjesë e formacionit startues të Gareth Southgate.

Anglia do të përballet sot (e shtunë) në një ndeshje miqësore ndaj Brazilit e cila do të zhvillohet në ‘Ëembley’, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Sidoqoftë, teksa ‘Tre Luanët’ janë ballafaquar me një seri lëndimesh para duelit ndaj Brazilit, kjo mund të krijojë një mundësi për James Maddison që të marrë dsia minuta nën urdhrat e Southgate.


Teksa Maddison është ‘injoruar’ nga përzgjedhësi anglez, ish-ylli i ekipeve të njohura si Arsenal, Barcelona dhe Chelsea, Cesc Fabregas, ka thënë se ylli i Tottenhamit e ka personalitetin që t’i bëjë ‘gjërat të ndodhin’ dhe është dikush që gjithmonë do të doje ta kishe në ekipin tënd.

“Menjëherë mund ta vëreni se ai ka besim. Ai ka personalitetin për të kërkuar topin, për t’i bërë gjërat të ndodhin dhe të krijojë situata”, ka thënë Fabregas.

“Ai është shumë i mirë në driblime, është i mirë në asistime dhe mund të shënojë gola. Kështu që është një lojtar mjaft i kompletuar sipas mendimit tim”, është shprehur spanjolli.

“Ai kuptohet mjaft mirë me Son dhe sulmuesit e tjerë, andaj për mua, ai është një lojtar fantastik. Si një trajner, unë jam i sigurt që duhet të veproni në bazë të fuqive të lojtarëve tuaj dhe kualitetit që ke, është më e lehtë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori