LAJMI I FUNDIT:

Evropa përballë presidentit të ri amerikan

Evropa përballë presidentit të ri amerikan

Qeveritë e vendeve europiane sot po përpiqen të kuptojnë domethënien e komenteve që bëri presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump në një intervistë gjatë fundjavës me dy gazeta europiane. Pikëpyetja e tyre është në se komentet e zotit Trump do të përkthehen në politika të reja ndaj alenatëve.

Udhëheqësit Europianë patën shpresuar se me afrimin e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, zoti Trump do t’i zbuste kritikat e shprehura gjatë fushatës së tij elektorale në drejtim të Bashkimit Europian dhe NATO-s, që ai e ka kritikuar si një aleancë “të vjetëruar.”

Por zoti Trump i përsëriti kritikat e tij ndaj NATO-s dhe BE-së në intrevistat për gazetën britanike Sunday Times dhe atë gjermane Bild.


“Komenti i Donald Trumpit ndaj NATO-s bie në kundërshtim me atë të sekretarit të mbrojtjes gjatë seancës për konfirmimin e tij disa ditë më parë”, tha minsitri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Disa udhëheqës europianë po preferojnë të mos shprehen paraprakisht. Kancelarja gjermane Angela Merkel, për shembull, tha se do të kërkojë të arrijë në marrveshje me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pas betimit të tij, por këmbënguli se Evropa do të ndjekë rrugën e saj pavarësisht diferencave me udhëheqësin e ri amerikan.

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori