LAJMI I FUNDIT:

Eurozona lehtëson borxhin grek

Eurozona lehtëson borxhin grek

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, njoftoi se Greqia i kishte larguar dyshimet e ngritura mbi vendosmërinë e saj për të ndërmarrë reforma për reduktimin e borxhit duke i hapur rrugën një lehtësimi të huas greke.

“Jam i lumtur të them se ne do t’i hapim rrugën aplikimit të masave afatshkurtër të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit për të lehtësuar borxhin grek”, shkruan Dijsselbloem në Twitter.

“Morra një letër në të cilën kolegu im grek konfirmon angazhimin e tij ndaj marrëveshjeve të mëparshme”, shtoi Dijsselbloem, presidenti i grupit që mbledh 19 ministrat e Eurozonës dhe ministër i Financave në Holand. /Telegrafi/