Europol: Rroshi është proceduar penalisht me 5 emrat

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, i cili u arrestua dje, ka përdorur 5 identitete të ndryshme në vende të ndryshme të Europës. Ky ka qenë një nga faktet që Europol i ka përcjell prokurorisë shqiptare.
Sipas Europol Rroshi është proceduar penalisht me këto 5 emra. Ndërkohë, po sipas këtyre burimeve në 1993 Rroshi hyri ilegalisht në Zvicër.
Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, avokati i tij Theodhori Sollaku deklaron se dosja e prokurorisë nuk ka asnjë provë. Sollaku ka qëndruar 30 minuta në polici me klientin e tij.
“Dosja për Elvis Rroshin nuk ka asnjë provë dhe është e bazuar në informacione policore. Bëhet fjalë për dëbimin nga Zvicra. Por në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk ka nevojë të deklarohet dëbimi pasi Zvicra nuk është vend i BE”, tha Sollaku.
Elvis Rroshi u arrestua dje me akuzën për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”. Arrestimi i tij është kryer nga policia e Kavajës me urdhër të Prokurorisë dhe pas vendimit të gjykatës që caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të.
Pas ndalimit, Elvis Rroshi është dërguar në Tiranë, ku ka mbërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, në orën 20:15.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.
Sipas akuzës, kryebashkiaku Rroshi në formularin e vetëdeklarimit të dekriminalizimit nuk ka shënuar në 4 raste dënimet në Itali.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimin kryesisht, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Sektorit për Verifikimin e Integritetit të Personave në Funksione Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo strukturë kërkoi fillimisht verifikimin paraprak të formularit të subjektit Elvis Rroshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas, ky Sektor vijoi verifikimin sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Në bazë të të dhënave të përftuara nga ky verifikim i thelluara, Sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme përcolli informacionin në Prokurorinë e Tiranës, e cila regjistroi procedimin penal.
Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.
Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.
Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.
Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.
Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Vetë Rroshi dha dorëheqjen pak kohë më parë, kur zbuloi se ai ishte denuar në moshën 16-vjeçare në Itali për përdhunim në grup, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte deklaruar në formualarin e vetëdeklarimit. Por pak ditë pas dorëheqjes Rroshi shkoi në Itali nga ku tha se kishte siguruar dy dëshmi të pastra penaliteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare