Arbnor Morina na ka nderuar edhe njëherë me prezencën e tij në podcastin tonë, “Arena e Yjeve” – që është prodhim i Telegrafit.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-17 ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, po ashtu edhe për tema aktuale.
“Kam qenë kundër atëherë edhe tash, e kam shprehur mendimin tim. Jo për të treguar ndonjë patriotizëm të madh, sepse atë që kanë treguar patriotizëm, janë ma trima se unë, kanë marrë puskën dhe kanë dalë kanë luftu”, ka thënë fillimisht Morina për Euro 2027 që po organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.
“Unë kam bërë aq sa kam mundur të bëjë, në forcën time. Mirëpo, duke e ditur se të gjithë ne kemi njerëz të vrarë, njerëz të humbur, njerëz të persekutuar, nëpër burgje, duke ditur se çfarë kemi përjetuar edhe çfarë po përjetojmë edhe pse nuk i kemi këtu – po më duket pak e ngutshme”.
“Po, kanë me pas zhvillim (Shqipëria), kanë me pas fonde për rinovim të stadiumeve, bile janë duke u rinovuar, si ai në Rogozhinë…”, ka thënë me tej trajneri kosovar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/