Që nga fillimi i misionit të EULEX-it, Prokuroria Speciale e Kosovës është përfshirë në 1,350 raste, ku prej tyre, 854 raste vetëm kanë filluar por nuk janë zgjidhur.
Për këtë periudhë janë zgjidhur 496 raste.
Të pazgjidhura janë 213 raste për krime lufte, 143 për krim të organizuar, 75 për korrupsion, 16 kundër krimit financiar dhe 16 raste kundër terrorizmit.
Ndërsa prokurorët e misionit në Prokurorinë Speciale janë të përfshirë në 108 raste, 40 krime lufte, 40 të krimit të organizuar, 15 të korrupsionit, 7 kundër terrorizmit dhe 6 krime financiare.
Këto të dhëna për punën 8 vjeçare të misionit më të madh të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian, i janë përcjell Tribuna Channel nga vet ky mision.
Dragana Nikoliç Solomon, shefe e Zyrës për Informim Publik në EULEX thotë se synimi i personelit ekzekutiv të EULEX-it është që të përfundojë rastet e iniciuara para 15 prill 2014.
“Sipas politikave “jo raste të reja”, EULEX nuk merr më raste të reja, përveç në raste të rrethanave të jashtëzakonshme. Marrëveshja rreth këtyre rrethanave arrihet nga kryeprokurori i EULEX-it dhe Prokurori i Shtetit i Kosovës”, ka sqaruar ajo.
Por puna e këtij mision që zyrtarisht përfundon mandatin në qershor, po shihet jo efektive nga avokatët në vend që janë marrë me rastet e hetuara nga EULEX.
Avokati Tomë Gashi, thotë se EULEX-i ka dështuar për të hetuar krimet e nivelit të lartë, prandaj duhet të shkoj.
“Duke e ditur se janë harxhuar qindra miliona euro në EULEX, rezultate kanë qenë zero, nëse kjo do të kanalizohej te vendorët, dhe kjo është ajo ku je nën ombrellën e ndërkombëtarëve”, ka thënë Gashi
Madje sipas tij, EULEX duhet të shkoj edhe për shkak të aferave kurruptive brenda vet misionit, duke iu referuar rastisnit të prokurores Maria Bamje.
As fillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për këtë mision, Gashi nuk e sheh me optimizëm.
Kurse avokati Arianit Koci, thotë se EULEX parimisht ka bërë një punë të mirë, edhe pse ka vërejtje për individë në kuadër të misionit.
Koci thotë se vendorët padyshim, që i njohin më mirë problemet në vend dhe janë çelës i zgjedhjes së tyre.
Por Koci mendon se EULEX duhet t’i zgjatet mandati edhe për një periudhe kohore, në mënyrë që gradualisht që të gjitha kompetencat të jenë në duart të vendoreve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025