Unioni Evropian i Pingpongut - ETTU, ka shkruar për organizmin me sukses të jashtëzakonshëm të Prishtina Open 2024, duke nënvizuar se ku ishte një moment historik i rëndësishëm në historinë sportive të qytetit.

Për tri ditë, Prishtina u shndërrua në epiqendrën e pingpongut ndërkombëtar, duke pritur sportistë nga e gjithë bota.

ETTU ka thurur elozhe për organizatorin, duke nënvizuar se Prishtina dhe Kosova ka treguar aftësi për të mirëpritur  turne ndërkombëtarë.

Prishtina Open 2024 3 1

"Turneu mblodhi së bashku 106 lojtarë të huaj nga: Franca, Gjermania, Rumania, Bullgaria, Austria, Egjipti, Kolumbia dhe më gjerë".

"Kosova kryesoi pjesëmarrjen me 245 lojtarë, duke treguar interesimin dhe talentin në rritje të vendit për pingpongun. Organizuar nga Priping Table Tennis Club, një klub i shquar në Kosovë, POTTIT 2024 prezantoi edhe garat për Juniors U13, U17 dhe U21, Senior dhe Veteran nga 40 deri në 70+ gara".

"Suksesi i Prishtina Open 2024 ka vendosur një standard të ri për ngjarjet sportive në Kosovë. Ai jo vetëm që ka theksuar aftësinë e vendit për të pritur turne ndërkombëtarë, por gjithashtu ka treguar potencialin për rritje në të ardhshëm në pingpong. Kjo arritje është edhe më domethënëse pasi Prishtina me krenari mban titullin e "Qytetit Evropian të Sporteve 2024", ka shkruar ETTU.

Organizatori, për fituesit ndau shpërblime në medalje, e kupa si dhe çmime në të holla. Vendi i parë te meshkujt fitoi 1000 euro, kurse te femrat 700 euro.


FITUESIT

Seniorët – Femrat1.Andrea Postudor (RUM) 2.Shega Hashani (KOS) 3.Lene Osmani

Prishtina Open 2024 2 1

Seniorët – Meshkujt1.Batuhan Uluxhak (TUR) 2.Oleksey Naplokov (UKR) 3.Batuhan Shahin (TUR)

Prishtina Open 2024 1 1


/Telegrafi/ 

telegrafi sport app