LAJMI I FUNDIT:

Është konstatuar shkelje e lirisë së shprehjes publike të mendimit dhe e së drejtës për veprim politik ndaj deputetit Sali Murat

Është konstatuar shkelje e lirisë së shprehjes publike të mendimit dhe e së drejtës për veprim politik ndaj deputetit Sali Murat

Gjykata Kushtetuese në RMV ka konstatuar se deputetit Sali Murat i është shkelur liria e shprehjes publike të mendimit dhe e drejta për veprim politik me atë se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ia ka përcjellë pyetjet deputete Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme të dorëzuara me shkrim nga kërkuesi më 5 gusht 2024.

Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka aplikuar të ashtuquajturin “test të domosdoshmërisë në një shoqëri demokratike” të aplikuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të vlerësuar nëse kufizimi ishte i justifikuar, apo nëse kishte shkelje të lirive dhe të drejtave.

Pyetja e parë e këtij testi është nëse ka ndonjë ndërhyrje në lirinë e shprehjes publike të mendimit dhe lirinë e veprimit politik të aplikantit?


Mos përcjellja e pyetjeve parlamentare të kërkuesit të datës 5 gusht 2024, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrit të Brendshëm nga Kryetari i Kuvendit, si pjesë e procedurës së parashikuar në raste të tilla, përbën ndërhyrje.

Analiza konstatoi se nuk ka asnjë institut kushtetues “njëqind ditë pas zgjedhjes së Qeverisë” brenda të cilit do të lirohej nga kontrolli politik në formën e pyetjes parlamentare. Përkundrazi, nga ky rregullim kushtetues, ligjor dhe procedural, që nga dita e parë e zgjedhjes së saj, rezulton se Qeveria funksionon me kapacitet të plotë dhe i përgjigjet Kuvendit dhe nuk ka asnjë pengesë për të bërë pyetje parlamentare gjatë kësaj periudhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje

Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje

Lajme
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Kalo në kategori